E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dënohet sulmi terrorist në Gjermani

Krerët e shtetit dhe liderët e partive politike kane reaguar ndaj masakrës ne Gjermani, ku humben jeten edhe 3 shqiptare nga Kosova.
Ne nje postim ne rrjetet sociale kryeministri Edi Rama shkruan: “Trishtim i thelle per jetet e humbura ne sulmin barbar te Mynihut mes te cilave edhe jete shqiptaresh! Solidaritet me Gjermanine mike”.
Ndërsa kryetari i kuvendit Ilir Meta, bashke me ngushëllimin per familjet shqiptare, thekson se është koha që të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes. Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar nje mesazh ngushëllimi homologut gjerman, duke dënuar aktet terroriste në Mynih. Edhe kryetari i PD Lulzim Basha, ka reaguar i tronditur nga ngjarja ne Mynih. “Ngushëllimet me te thella familjeve Sulaj, Segashi dhe Zabergja. Ne kete moment te rende hidhërimi dhe dhimbje kombëtare, jemi me zemër dhe mendje pranë tyre, te bashkuar per ta përballuar dhimbjen e madhe.” Shkruan lideri i opozitës Basha. Ndërkaq, Ministri i Jashtem Ditmir Bushati ka sqaruar se ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës ne Gjermani, po ndjekin situatën në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane dhe mbeten në gatishmëri per t’iu ardhur ne ndihme shqiptareve, qe jetojnë ne Mynih.

Vazhdo të lexosh

Reklamë