Presidenti francez François Hollande e cilësoi sulmin ne Nice akt terrorist dhe njoftoi zgjatjen e gjendjes se emergjencës me tre muaj. Te menjëhershme ishin reagimet per kete ngjarje nga e gjithë bota. Kreu i këshillit evropian Tusk ne takimin e Euro-Azise deklaroi se 14 korriku ishte nje dite e trishtuar per Francën dhe Evropën. Kancelarja gjermane Merkel tha se Gjermania ehte prane Francës dhe do te bashkëpunoje me te ne luftën kunder terrorizmit. Presidenti i SHBA, Barack Obama, denoi ashper sulmin duke theksuar se bota, nuk do te ndalet përballë terrorizmit. Edhe Papa Francesku shprehu solidaritet me viktimat e sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.