Subscribe

Gjykata penale dënoi 4 personat përgjegjës për publikimin e pagave.

 

Andi Agaraj u dënua me 4 vjet shërbim prove, për dy akuza: atë të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit kryer në bashkëpunim.

 

Ndërkohë 3 personat e tjerë, Eni Qirjako, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi u dënuan me 32 muaj shërbim prove secili vetëm për akuzën e Shpërdorimit të detyrës.

 

Ata u arrestuan në filllim të janarit të vitit të kaluar pas skandalit të publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve.

 

Në pranga përfunduan dy punonjësit e IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët i blenë të dhënat për 20-30 mijë lekë.

 

Kjo listë u shpërnda dhe u gjenerua fillimisht në WhatsApp e më pas edhe në rrjetet e tjera sociale.

 

Në Databazën e cila bëri xhiron e rrjetit, krahas pagave, u publikuan edhe të dhënat personale të shqiptarëve, duke i ekspozuar ata ndaj sulmeve të mundshme kibernetike, gjë e cila u pasua me disa episode të mëvonshme edhe nga hakerat iranianë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *