Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 8 muaj burg të ish-kryebashkiakes së Libohovës Luiza Mandi, e akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre.
Apeli pezulloi dënimin me burg duke e konvertuar në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.
Sipas dosjes hetimore ishte një kallëzim nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e tij bashkia po zhvillonte një projekt për zgjerimin e rrugës.
Pas përfundimit të punimeve qytetari konstatoi se ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.
Në këto kushte SPAK nisi hetimet ku provoi se ishte cënuar prona private e qytetarit nga ana e bashkisë. Jo vetëm kaq, por pushteti vendor nuk kishte zbatuar as procedurën e shpronësimit për të dëmtuarin./vizionplus.tv





