Subscribe

Gjykata e Posaçme dënoi me 4 vjet e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, për korrupsion dënim ky që iu konvertua në 3 vjet shërbim prove. Po ashtu asaj iu ndalua e drejta e ushtrimit të detyrës për 5 vjet.

 

Margjeka reagoi ashpër duke thënë se në krye të pushtetit është mafia qe dikton vendimet e drejtesise.

 

MIMOZA MARGJEKA

 

Njerëzit me karakter do pakësohen. Do t’i keni gjithmonë e më pak. Jo se më humb shpresa mua, por i humb njerëzve. Edhe ju që jeni këtu. Përse qenka kaq problem rasti im? Aty nuk ka dosje. Moza Margjeka, as është marrë, as ka dhënë. Është mafia në fuqi. Të mos ta çojmë më shumë, unë se kam mbështetjen e dikujt. Është mafia në pushtet, mos doni të më varni me vdekje. Njerëzit ta shijojnë.

 

Ish gjyqtarja u shpreh se vendimi eshte hakmarrje pasi ne 30 korrik të 2019 ajo refuzoi te njihte mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiake e Durresit.

 

MIMOZA MARGJEKA

 

Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhëninë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni.

 

Nderkohe per te njejten ceshtje bashkeshorti I ish gjyqtares Arben Cara u dënuan me 4 vjet burg.Atata akuzohen se moren rryshfet në këmbim të ndryshimit të një masë sigurie nga “Arrest në Burg” në “Garanci Pasurore” për Orion Balin.

 

Ky i fundit ishte arrestuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijti”.  Ndërkohë, avokati i Orion Balit, në rolin e ndërmjetësuesit për rryshfetin prej 6000 eurosh u dënua me 3 vjet shërbim prove, vëllai i Balit, Nejtoni me 2 vjet e 4 muaj shërbim prove, ndërsa Klaudio Zhilla, i akuzuar si sekser u dënua me 3 vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *