E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dënohet me gjobë Edi Paloka

Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, u dënua sot me 500 mijë lekë gjobë nga Gjykata e Lartë, për akuzën e shpifjes ndaj ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Paloka e kishte akuzuar Tahirin si autor të kanabizimit të Shqipërisë. Menjëherë pas vendimit, ish-ministri i brendshëm Tahiri, reagoi duke theksuar se me dënimin e artistit të shpifjes, ai ndihet më i lehtësuar. Edhe kryeministri Rama përmes një postimi në facebook, e quajti gjobitjen e Palokës një lajm të mirë. Por sipas Ramës, nuk kemi parë gjë akoma, pasi po vjen vetingu. Ndërkohë, vetë Edi Paloka e ka konsideruar vendimin e Gjykatës së Lartë, të ndikuar nga kryeministri Edi Rama.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë