Gjykata e Heraklion në ishullin e Kretës në Greqi ka caktuar masën arrest me burg për 31-vjeçarin shqiptar që ushtrone dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 58-vjeçare.

Mediat lokale të Kretës bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore nëna e 31-vjeçarit, pavarësisht dhunës që ka përjetuar nga i biri, kërkoi që trupa gjykuese të jepte masë më të lehtë për të pandehurin.

Lexo edhe :

Related Posts

Nëna shqiptare 58 vjeç kohët e fundit ka denoncuar pothuajse çdo muaj djalin e saj për dhunë. Por sa herë që çështja shkonte në gjykatë ajo e mbronte atë dhe cikli i dhunës vazhdonte. Sakaq këtë herë ajo mori guximin që të mos tërhiqte denoncimin, por insistoi në një masë sigurie më të lehtë për të birin.Djali i saj 31-vjeçar rezulton i skeduar në të kaluarën për vjedhje dhe varësi nga droga. ./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *