E enjte, 17 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dënohet me 5 vite burg Orges Bilbili

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Orges Bilbilin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë që e prangosi më 10 prill të 2020-ës.

Gjithashtu Bilbili është nën hetim nga Gjykata kundër Krimeve të Rënda si një nga anëtarët e Bandës së Lushnjes. GjKKO ka nisur prej kohësh hetimet për Bilbilin, Anterio Kaloshi dhe Laert Haxhiu, që ende është në kërkim dhe po gjykohen për disa vrasje të ndodhura në qytetin e Lushnjës.

Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Orges Bilbili ishte shpallur në kërkim prej kohësh, por u arrestua para një viti rastësisht pasi kishte thyer orarin e karantinës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh