E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

Dënohet me 15 vite burg Giorgio Riformato

Edhe pse u dënua me 15 vite heqje lirie piloti italian, Giorgio Rifformato, e priti me një buzëqeshje dënimin. Pas gati 2 vitesh proces, trupa gjyqësore e kryesuar nga kreu i gjykatës së krimeve të rënda Sandër Simoni shpalli fajtor pilotin, i cili akuzohej për trafik droge të kryer në bashkëpunim. Gjykata i dha fund procesit pas 18 seancave edhe pse Italiani mohoi akuzat e ngritura ndaj tij si transportues i mbi 300 kilogramëve droge qe u kapen vetem pak metra larg avionit tip piper ne plazhin e Divjakes. Për 6 bashkëpunëtorët e tjerë krimet e rënda caktuan në total 47 vite burg. Giorgio Riformatto u arrestua majin e vitit 2014. Ai pretendoi se ishte detyruar të ulet për shkak të problemeve teknike. Ndërkohë, pas verifikimeve ekspertët thanë se nuk ishte konstatuar ndonjë problem teknik i avionit, që detyroi pilotin të ulet në plazh. Shumë pranë tij, policia gjeti një automjet të ngarkuar me hashash si dhe arrestoi drejtuesin e saj Saimir Bajrami. Policia i gjeti Bajramit dhe 27 mijë euro të cilat shërbenin për transportin e drogës drejt Italisë. Rasti Riformatto është i pari në të cilin transporti i drogës bëhej me avionë të vegjël. Pak kohë më pas, në dy operacione të tjera, autoritetet sekuestruan dy avionë të tjerë, të cilët kishin arritur të transportonin drogë drejt Italisë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video