Drejtësia greke ka dënuar me 12 vite burg një 52-vjeccar shqiptar, i cili akuzohej për tentativë vrasjeje.

Sipas asaj që shkruajnë mediat helene shqiptari ka tentuar të djegë ish bashkëshorten e tij teksa po dilte nga makina me djalin e tyre 17 vjeçar, ngjarje e ndodhur në vitin 2022.

Pasi ajo ka dalë nga makina, ai i ka hedhur benzinë duke e kërcënuar se do ta djegë. Ai ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish gruas por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *