E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dënohet kundërshtari i Erdogan, një vit e tetë muaj burg për kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

Një Gjykatë në Turqi dënoi këtë të mërkurë kryetarin opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me një vit e tetë muaj burg për fyerje dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik.

Imamoglu, rivali kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndodhet në burg që nga 23 marsi ndërsa rasti lidhet me komentet e tij ku kritikoi Prokurorin e Përgjithshëm të Stambollit, duke e akuzuar për hetime të motivuara politikisht ndaj figurave opozitare.

Imamoglu e ka mohuar fajësinë, duke e quajtur procesin ndëshkim dhe jo drejtësi ndërsa pritet që edhe vendimin për dënim me burg ta apelojë në një shkallë më të lartë të gjyqësorit.

Arrestimi i Imamoglu në mars u shoqërua me protesta të mëdha në disa qytete turke./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë