Subscribe

 

Gjykata e Shkupit ka dënuar me 746 vite burg 37 pjesëtarët e grupit të “Kumanovës”. 7 prej të akuzuarve janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa 4 janë shpallur të pafajshëm, për shkak të mungesës së provave. Pas shpalljes se vendimit te pandehurit akuzuan politikanët shqiptarë për tradhti.

 

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës. Ata dyshohet se janë organizatorët e ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, u vranë 8 pjesëtarë të forcave të policisë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbi 40 persona të tjerë mbetën të plagosur.

 

Ndërkohë, avokatët e grupit të Kumanovës, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës së Shkupit, duke thënë se klientët e tyre janë dënuar pa baze dhe se bëhet fjalë për një ngjarje të inskenuar nga shërbimet sekrete. Ata paralajmëruan ankimimin e vendimit në Gjykatën e Apelit. Edhe familjarët e të dënuarve i kanë cilësuar dënimet të padrejta dhe me sfond politik.

 

Pas vendimit të gjykatës ka reaguar edhe BDI-ja .Partia e Ali Ahmetit i ka bere thirrje Ministrisë së Brendshme qe te angazhoje eksperte ndërkombëtare per çështjen e Kumanovës.

 

Dy ditët e majit 2015, ishin tragjike për shumë familjarë,  por edhe banorë të lagjes së Trimave. Dhjetëra shtëpi u rrënuan pas përplasjes me policinë maqedonase dhe atij që mediat pro qeveritare e cilësuan si grup terrorist. Përplasja me pjesëtarët e grupit të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ndodhi në një kohë kur vendi fqinj vuante krizën e thellë politike. Por Ali Ahmeti, partia e të cilët ishte pjesë e qeverisë së Gruevskit deklaroi atëherë se ishin struktura të caktuara dëshironin destabilizimin e vendit, dhe theksoi se nuk mund ta besonte që ish-shokët e tij të luftës ishin futur në skenarë te tille. Megjithatë “Kumanova” mbetet një ngjarje ende mister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *