E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Dënohet dhuna në protestë

Dhuna e ushtruar ne protestën e opozitës ne Kosovë është dënuar njëzëri nga ambasadoret e BE-se dhe SHBA-se ne Prishtine. Përmes nje komunikate per mediat, zyrta e BE-se thekson se është e shqetësuar për faktin, se tubimet vijuan në spiralen e dhunës.
BE dhe SHBA dënojnë dëmtimin e pronës publike, ndërsa bëjnë thirrje per qetësi. Me gjuhet të ashpër ka folur dhe presidentja e vendit Ahtifete Jahjaga. Ajo i ka cilësuar përplasjet ne demonstratë, si akte vandale. Jahjaga u bëri thirrje palëve për zgjidhjen e krizës politike me dialog. Në lidhje me dhunën e ushtruar nga tubuesit, qe u dënua edhe nga kabineti qeveritar dhe kryetari i parlamentit, lideri i Vetëvendosjes tha se ajo është e kuptueshme dhe rrjedhoje e keqqeverisjes “Thaçi – Mustafa”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë