Subscribe

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me 5 vite shefin e gjigandit teknologjik Samsung, 49-vjeçarin Lee Jae-Yong. Sipas mediave vendase, miliarderi është i akuzuar për korrupsion, i ndihmuar nga ish-presidentja e vendit Park Geun-Hye.

 

Mbi miliarderin rëndojnë 2 akuza, fshehje e pasurisë jashtë shtetit dhe marrje ryshfeti. Ai gjithashtu akuzohet se ka dhuruar fonde në mbështetje të organizatave jo-qeveritare të menaxhuara nga Choi Soon-sil, një mikeshë e ish-presidentes Park, në këmbim të favoreve politike.

 

Por, trashëgimtari i Samsung i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Avokatja e Lee Jae-yong, tha se ata do t’i drejtohen gjykatës së Apelit, për të apeluar vendimin e gjykatës. Dënimi i drejtuesit te gjigandit Samsung ka tërhequr vëmendjen e publikut koreano-jugor, ndërsa akuzat për korrupsion kanë sjellë kritika të forta për shefin e kompanisë dhe ish-presidenten.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *