Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të hënë vendimin për 10 të pandehurit e dosjes “Lazarati”. Trupi gjykues shqiptoi dënimin e 18 vjet burg per Gate Mahmutajn, i cilësuar si kreu i grupit kriminal  dhe me 7 vjet per djalin e tij, Vandam Mahmutaj. Ndërkohë   gjykata ka dhënë dënimet edhe per te akuzuarit e tjerë si pjese e te ashtuquajturit grupi i zjarrit. Ne total janë dhënë 83 vite burgim per te gjithë pandehurit. Pjesëtaret e grupit u përballen ne gjykate me akuzat e kundërshtimit te punonjësve te policisë, kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike, mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe krijimit te grupit te strukturuar kriminal. 10 personat hapen zjarr gjate operacionit disa ditor te policisë ne fshatin Lazarat ne jug te vendit veren e vitit 2014. Uniformat blu te mbështetura nga forcat speciale RENEA asgjësuan parcelat me kanabis sativa dhe bllokuan disa tone droge. Nga kontrollet u gjeten dhe arme te llojeve te ndryshme, te cilat ishin përdorur per sulmin ndaj policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *