E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dënohen “studentët e vezëve”

Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy muaj burg secilin nga studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama. Por kjo mase dënimi, do të konvertohet në 60 orë punë në interes publik.

 

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës për 8 studentë të “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët më 2 nëntor 2015, hodhën vezë mbi kryeministrin Rama,  gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë kundër ligjit për arsimin e lartë.

 

Reklamë

Bora Mema, një nga studentet e dënuara deklaroi pas vendimit se e vetmja pendese, ishte se nuk qëlloi në shenjë kryeministrin.

 

Studentët po hetohen në gjendje të lirë edhe për kundërshtim të forcave të rendit.

 

 

Më shumë video

Reklamë