Një gjykatë në Mianmar ka dënuar dy gazetarë të Reuters me 7 vite burg për shkeljen e një akti të sekreteve shtetërore gjatë hetimit të dhunës kundër pakicës myslimane Rohingya.

 

Wa Lone dhe Kyaw Soe u arrestuan ndërkohë që mbanin dokumente zyrtare të cilat sapo u ishin dhënë nga oficerët e policisë. Ata janë shprehur se janë te pafajshëm. Ky rast konsiderohet nje një prove direkte e cenimit të lirisë së shtypit në Mianmar.

 

“Nuk kam frikë,”-tha njëri prej tyre, pas vendimit. “Unë nuk kam bërë asgjë të gabuar, besoj në drejtësi, demokraci dhe liri”. Gazetarët ndodhen në burg që nga arrestimi i tyre në dhjetor 2017.

Kryeredaktorët e Reuters u shprehën se është një ditë e trishtuar për lirinë e shtypit kudo ne bote.

 

Gjyqtari gjatë seancës tha se gazetaret kishin për qëllim të dëmtonin interesat e shtetit.

 

Wa Lone dhe Kyaw Soe, po mblidhnin dëshmi për ekzekutimin e 10 burrave nga ushtria në një fshat.

 

Autoritetet më vonë filluan hetimin e tyre për vrasjet, duke konfirmuar masakrën dhe duke premtuar të ndërmarrin veprime kundër atyre që ishin përfshirë ne te por ne fakt u arrestuan gazetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *