E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dënimi i Salianjit, PD mbledhje urgjente të Kryesisë

Partia Demokratike pritet të ndërmarrë hapat e radhës pas dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

Mësohet se PD ka thjirrur sot në një mbledhje urgjente Kryesinë e Partisë. Mbledhja do të mbahet në orën 20.00 ku edhe do të përcaktohet aksioni politik i demokratëve. Më herët u thirr në mbledhje Grupi Parlamentar demokrat, por pa u marrë një vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim.

Ndërkohë nesër, PD do të mbledhë sërish deputetët dhe pritet të merret një vendim për raportet e demokratëve me Kuvendin e Shqipërisë.

Ndër vendimet që pritet të merren mund të jetë kushtëzimi i raporteve me Kuvendin. Nga ana tjetër nuk kanë munguar as zërat në PD që propozojnë reagim të fortë dhe nisjen e protestave kundër qeverisë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë