Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 February 2026
Vizion fokus

Starmer: Duhet krijuar një NATO më evropiane

Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi

Fieraku zihet me dy venezueliane, u përplas derën në...

Zvicra konfirmon se bisedimet SHBA-Iran do të rifillojnë javën...

Ra nga muri gjatë një tentative grabitjeje, humb jetën...

Rusia hedh poshtë akuzat për helmimin e Navalny: Mashtrim...

Detaje nga vrasja e Kevin Muharremit në Itali/ Autori...

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, rëndohet trafiku

Sulm me thikë në Stamboll, plagosen 6 persona, mes...

Von der Leyen: Ka ardhur koha që Evropa të...

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare SPAK: Hetoni pa vonesa, po rrezikohet interesi publik

20 Janar 15:53

Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme, përfundimin pa vonesa të hetimit të saj për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thesohet se “përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhër dëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit. Është e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimin për këtë rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazisë përpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes së paligjshmërisë në sistemin gjyqësor”.

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor.

“Cenimi i parimit të “gjykatës së caktuar me ligj”, është shkak i mjaftueshëm kushtetues për të cënuar çdo vendimmarrje të saj si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja të rënda për vetë sistemin e drejtësisë, për vetë punën e Prokurorisë së Posaçme, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyqësor, duke cenuar integritetin e të gjithë sistemit”, thuhet në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi.

Në përfundim, opozita thekson: “Për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në çështje konkrete në hetim apo në punën e Prokurorisë së Posaçme, ne deputetët e opozitës në Kuvend, në përputhje me parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve, parimit të shtetit ligjor, dhe të përgjegjësisë sonë si deputetë për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërisë në sistemin gjyqësor, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme që të veprojë në kohë, pa vonesa të mëtejshme, me paanësi dhe në përputhje me parimin e barazisë përpara ligjit, për hetimin brenda një afati të arsyeshëm të këtij rast. Çdo vonesë nga ana juaj për përgjegjësinë penale apo nga organet e tjera kushtetuese për përgjegjësinë administrative, shkakon pasoja të rënda për interesin publik, për vetë sistemin e drejtësisë dhe për interesat financiare të shtetit shqiptar.”./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Irena Gjoka PD SPAK

Nga e njëjta kategori

Starmer: Duhet krijuar një NATO më evropiane

më shumë...

Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi

më shumë...

Kurti takim me senatorët amerikanë, diskutohet anëtarësimi në BE dhe marrëdhënia me Serbinë

më shumë...

Fieraku zihet me dy venezueliane, u përplas derën në fytyrë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:38

Starmer: Duhet krijuar një NATO më evropiane

10:23

Nga çaji jeshil te ai i limonit,...

10:07

Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi

9:52

Si të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme...

9:28

Kurti takim me senatorët amerikanë, diskutohet anëtarësimi...

8:45

Fieraku zihet me dy venezueliane, u përplas...

8:39

Zvicra konfirmon se bisedimet SHBA-Iran do të...

8:29

Ra nga muri gjatë një tentative grabitjeje,...

8:15

Rusia hedh poshtë akuzat për helmimin e...

8:01

Detaje nga vrasja e Kevin Muharremit në...

7:42

Ushqime të lehta dhe të shëndetshme që...

7:25

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, rëndohet trafiku

7:11

Sulm me thikë në Stamboll, plagosen 6...

6:58

Von der Leyen: Ka ardhur koha që...

6:33

VIDEO/ Stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka në...

6:30

Magjiku Ernest Muçi realizon përballë Fenerbahçes

6:20

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin

6:07

Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Ne do...

5:54

Forcojnë imunitetin dhe luftojnë astmën, çajrat më...

5:43

Spiropali takim me Ministrin Krichbaum: Procesi i...

Më të klikuarat

  • Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi
  • Del FOTO/ Ky është 26-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali
  • Vetëplagoset 18-vjeçarja me armë zjarri, arrestohen 2 person...
  • 57-vjeçari hedh gabimisht 130 mijë euro ar në plehra
  • Rei Manaj “çmend” tifozët e Sivaspor, realizon dy gola brend...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.