Politikë
Dënimi i Adriatik Llallës/ Yuri Kim: SPAK po jep rezultate! Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e GJKKO, e cila dënoi Adriatik Llallën me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike.
Reklamë
Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja shkruan se vendimi i sotëm tregon që askush, pavarësisht se sa i fuqishëm mund të jetë, nuk qëndron dot mbi ligjin.
“Më vjen mirë SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar për korrupsion, tregon se askush, pavarësisht sa i fuqishëm, nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




