Subscribe

Pavarësisht se një i burgosur i kushton buxhetit të shtetit 500 euro në muaj, përsëri kërkesat e organit të akuzës për masën e sigurisë, “arrest me burg” gjatë vitit 2015 kanë qenë rreth 3000 më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Sipas drejtori të përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ilir Qafa, mbetet ende shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, pasi dënimet alternative janë më efikase sidomos për komunitetin, por edhe për vetë të dënuarit. Drejtori i Shërbimit te Provës pohon se, gjykatat nuk kanë informacionin e duhur për mbikëqyrjen elektronike. Ky lloj aplikimi është bërë vetëm nga institucione gjykata e Tiranës dhe ajo Shkodrës. Rreth 6000 është numri në total i personave të dënuar me shërbim prove në të gjithë vendin, të cilët vijojnë të paraqiten para specialistëve çdo ditë të hënë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kryejnë edhe punë në dobi të komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *