Subscribe

Reforma zgjedhore do të nisë me dy prej shqeteësimeve kryesore të opozites, goditjen e krimeve zgjedhore dhe ndarjen e politikës nga krimi.

 

Përfaqësuesit politike të opozitës dhe parlamentit se bashku me ekspertet kanë miratuar sot kalendarin e reformës, njeë mbledhje ku morën pjesë edhe përfaqesues të BE si dhe ambasadori britanik Duncan Norman

 

Në kalendar janeë vendosur 13 çështje që përfshijne rekomandimet e ODIHR, aplikimi i teknologjise në zgjedhje, votimi i emigrantëve dhe diskutimi për sistemin zgjedhor.

 

OERD BYLYKBASHI

ANETAR I KRYESISE, PD

Ajo që ka rëndësi të thuhet është se dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur politikisht në Këshillin Politik, ku do të përfshihen, çështja e shitblerjes së votës, ndarjes së politikës nga krimi, probleme të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve; çështja e sistemit zgjedhor.  Të gjitha masa që kanë si emërues të përbashkët, elementin e vullnetit politik për të ndarë shtetin nga politika, shtetin nga partitë politike. Një angazhim dhe një standard i OSBE-së pa të cilin çdo kornizë ligjore pëson fatin e ndryshimeve që janë bërë deri më sot. Ky është thelbësor në procesin që po nisim që nga sot.

 

Nga ana tjetër Gjiknuri është shprehur se ja ka bërë të qartë opozitës dhe kjo u diskutua edhe në grupin e punës, që për këto çështje që ata i mendojnë shumë specifike le të vijnë me propozimet e tyre.

 

DAMIAN GJIKNURI

BASHKEKRYETAR I KOMISIONIT

Ne ja kemi bërë të qartë opozitës dhe kjo u diskutua edhe në grupin e punës, që për këto çështje që ata i mendojnë shumë specifike le të vijnë me propozimet e tyre. Pra, nëse opozita ka pretendime për forcimin legjislacionit penal, ka çështje të tjera të aspektit organizativ apo propozon skema që mund të jenë më efikase në parandalimin e shkeljeve zgjedhore, le të vijnë me propozime konkrete. Ne do ti shqyrtojmë dhe patjetër nëse janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it do të bëhen pjesë e legjislacionit zgjedhor.

 

Deri ne 10 mars grupi i punës do të mbylle diskutimin për sistemin zgjedhor, i cili përbën kushtin e deputeteve që kanë marrë mandatet nga listat e PD dhe LSI

 

RUDINA HAJDARI

BASHKEKRYETARE E KOMISIONIT TE REFORMES

Kjo eshte mbledhja e pare e grupit te punes dhe eksperteve pas arritjes se marreveshjes ne 14 janar dhe shenon zyrtarisht fillimin e reformes zgjedhore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *