E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Vendi

Denar Biba zgjidhet kryetari i KQZ

Partia Demokratike ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Mhill Fufi. Burime pranë PD sqarojnë se vendimi per përjashtimin e tij u mor pasi deputeti Fufi mori pjese ne votimin e ligjit per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë. Te gjithë deputetet e PD ne zbatim te vendimit te grupit u larguan nga salla e parlamentit para votimit te këtij ligji, por Fufi qëndroi ne kuvend duke thyer vendimin e Partisë dhe kjo ka çuar ne përjashtimin e tij nga PD. Ndërkohe ne seance u zgjodh ne krye te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Denar Biba. Me 73 vota pro ai u parapëlqye ndaj kandidatit tjetër te mazhorances, Koli Bele.

Vazhdo të lexosh

Reklamë