Ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj ka inspektuar zyrën e punës ne Tirane. Sipas ministres, ka rezultate te kënaqshme ne kete zyre, pasi 40 % e te rinjve ne moshe deri 29 vjeç, kane arritur te gjejnë nje vend pune. Por kjo tendence pozitive sipas Denajt duhet te shoqërohet edhe me politika zhvilluese si dhe me paracaktimin e qarte te kuotave te shkollave profesionale.

 

Vetëm ne ketë mënyre qeveria mund te përafroje arsimin drejt nevojave te tregut. Sipas te dhënave, targeti per ketë vit është qe 20 mije punëkërkues te trajnohen pranë qendrave te formimit profesional. Ne ketë mënyre zyrat e punës nuk do te shërbejnë si ndërmjetësim per gjetjen e nje vendi pune, por ato do te maksimizojnë ofrimin e shërbimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *