Subscribe

Komisioni i Ekonomisë i ka hapur rrugën miratimit të ligjit, i cili kufizon dhënien e pasurive publike, me partnerit publik privat, nëpërmjet skemës së propozimit të pakërkuaar. Koncesionet jane ne shënjestrën e akuzave te opozitës, e cila nuk ishte prezente në komision, përveç Edmond Haxhinastos nga LSI. Ministrja e financave Anila Denaj beri një bilanc të kontratave aktive si dhe vlerave të tyre.

 

Nëse do tu referohemi shifrave mund t’ju them se nga 2004 deri në 2013 janë 176 kontrata aktive. Ndërsa nga 2014 deri në 2109 kemi 50 të tilla. E përkthyer në vlerë, nga 2004 deri në 2013 janë 385.5 miliardë lekë, ndërsa në 5 vitete fundit vlera arrin në 421 miliardë

 

Ministrja siguroi se me ndryshimet ligjore, Ministria e Financave ka një rol edhe më të madh në monitorimin e kontratave, pasi asnjë e tillë nuk do jepet pa dhënë më parë miratimin ky institucion.

 

Sa i përket afatit të vendosur 1 korrik 2019, për të mos dhënë më koncesione me ofertë të pakëkruar në infrastrukturë, Denaj sqaroi se nevojiten afro tre muaj për hartimin e akteve nënligjore, me qëllim zbatimin ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *