Subscribe

Lufta kundër informalitetit është një mision i veshtire, por ministria e financave ka njoftuar një aplikacion të ri, nëpërmjet të cilit cdo qytetar apo biznes mund të denoncojë cdo subjekt që nuk respekton ligjin.

 

Aplikacioni I ri do të jetë gati në muajin gusht dhe do të jetë I aksuesueshem nga kushdo, me emrin “stopinformalitetit”.

 

“Të gjithë konsumatorët duhet të na bashkohen në këtë nismë për të sfiduar biznesin e parregullt sepse qëllimi ynë është që ata që tregohen korrekt të mos mbajnë barrën fiskale. Çdo i punësuar mund të denoncojë një biznes nëse ai nuk e ka regjistruar, nëse nuk paguhet mbi bazën e pagës reale, nëse nuk i paguan sigurimet, nuk i paguan tatimet sipas ligjit. Përmes këtij aplikacioni mund të bëhen edhe denoncime nëse konstatohen sjellje abuzive dhe korruptive nga ana e administratës tatimore”, tha Denaj.

 

Minsitrja inspektoi disa biznese në kryeqytet, në kuadër të planit operacional për luftën kundër informallitetit.

 

 

 “Jemi të kënaqur që konstatojmë se jeni duke respektuar të gjitha rregullat e administratës tatimore. Shpresoj që inspektorët të kenë qenë korrekt në raport me sjelljen ndaj jush. Administrata Tatimore do të vazhdojë me monitorimet dhe vizitat periodike fiskale, pasi kjo është pjesë e punës sonë dhe në këtë mënyrë ne besojmë se ju mbrojmë dhe forcojmë bashkëpunimin mes të dyja palëve”, tha Denaj.

 

Prej disa ditësh tatimet kanë nisur zbatimin e planit operacional duke monitoruar dhe inspektuar bizneset që paraqesin risk të shtuar për evazion.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *