Një urë në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të fshatit Luz është në rrezik shembje pasi ka pësuar dëmtime të shumta.

Ura ka marrë demtime ne pjeset lidhese te saj dhe gjatë ditëve të fundit ka pasur dhe shembje duke rrezikuar jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe banoret e zonave perreth që kalojnë çdo ditë aty.

Për banorët e zonës situata mbetet kritike pasi aty kalojën fëmijët që shkojnë në shkollë dhe një shembje e urës mund të përfundonte në një tragjedi.

Ndërkohë nga ana tjetër, autoritetet bashkiake të Fushë Krujës kanë monitoruar nga afër objektin por ende nuk kanë marrë masa për ta riparuar.

Çdo ditë në këtë urë kalojnë me qindra mjetet pasi është pjesë e Rrugës së Kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *