Subscribe

I shpallur zonë e mbrojtur në administrim të bashkisë Elbasan parku i Krastës , është parë si një mundësi e mirë për ti shpëtuar pasojave të urbanizimit dhe ndotjes industriale të qytetit. Por kohët e fundit pisha të rrëzuara, shkurre, degë të thyera dhe trungje pemësh janë një imazh aspak i këndshëm i kësaj kodre që konsiderohet edhe mushkëria e qytetit të Elbasanit.

Drejtorit i shërbimit Pyjor Shpëtim Cullhaji  thotë se për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, është ngritur një grup pune për mbrojtjen e Krastës

Ndërkohë një tjetër zgjidhje është parë mbjellja e sa më shumë fidanëve.

“Rreth 18 mijë fidanë pishë e egër që do të sjell një impakt pozitivë dhe do vazhdojmë me pyllëzimin vite pas viti në zonën e krastës “, shprehet Shpëtim Cullhaji, drejtor i Shërbimit pyjor, i cili monitoron gjatë gjithë kohës zonën ku janë vërejtur paligjshmëri dhe ka çuar për ndjekje penale.

Zona e Krastës ka një sipërfaqe prej 2.3 kilometrash katrore dhe ndodhet rreth 1.5 km larg qendrës së qytetit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *