Subscribe

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë sjellë probleme edhe në qarkun e Elbasanit. Përroi i Zaranikes ka dale nga shtrati duke dëmtuar rende argjinaturën. Shefi i Shtabit te Emergjencave per Elbasanin Mustafa Arapi, e konsideron situatën shqetësuese pasi rrezikohen disa banesa. Edhe Drejtori i Bordit të Kullimi Astrit Xhelili, shprehet se kërkohet ndërhyrje emergjente ne argjinature. Ndërsa në akset nacionale më problematike ne këtë aks mbeten ai Elbasan- Librazhd, ku si rezultat i përkeqësimit të motit ka rrëshqitje te gurëve. Në zonat malore rrugët janë të kalueshme sepse shirat kane sjelle shkrirjen e borës në fshatrat Steblevë, Qarrishtë, Orenjë dhe Stravaj. Në Fier, reshjet e shiut kanë sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në disa zona periferike. Pas mesnatës energjia elektrike është shkëputur për lagjet “Konferenca e Pezës”, “29 nëntori”, “Liria” etj. Ndërsa OSHEE i ka justifikuar ndërprerjet me defektet në rrjetin e shpërndarjes. Ndërkohë ne Mbrostar janë përmbytur 40 hektarë toke bujqësore.Të kontaktuar nga Vizion Plus, përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë kanë pohuar se shkak per situatën është bere bllokimi i kanaleve kullues, të cilët nuk tërheqin ujërat sipërfaqësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *