E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dëmtohen skulpturat në Korçë

Skulpturat e vendosura së fundmi në qendër të qytetit janë dëmtuar nga dora e personave ende të paidentifikuar. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë natës. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë evidentuar dëmet. Dy veprat e artit të vendosura në rrugën “Gjon Buzuku” që i përkisnin skulptorit Vaskë Kolevica, i cili është autori i shtatores së teto Ollgës në Tushemisht. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve, si dhe ka marrë pamjet filmike të disa subjekteve që ushtrojnë aktivitet aty pranë. Kjo nuk është hera e parë që skulpturat në qytetin juglindor dëmtohen. Më herët kanë qenë veprat e artit tek parku “Rinia” ato që janë dëmtuar.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë