Subscribe

15 deri ne 18% e kumbullës dhe e qershisë së hershme është dëmtuar, për shkak të reshjeve të shiut të ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta që u regjistruan disa javë më parë.

 

Një gjë e tillë është bërë me dije nga specialisti i bujqësisë, Arben Hysolli, i cili nisur nga reshjet e vazhdueshme, ju kërkon fermerëve të bëjnë kujdes të shtuar me spërkatjet e mollës, pasi janë në fazën e lulëzimit.

 

ARBEN HYSOLLI

 

SPECIALIST BUJQESIE

 

“I këshillojmë fermerët që kanë kulturë molle që të kenë kujdes dhe pas shirave të drejtohen në fitofarmaci dhe të këshillohen me specialistët. Nuk duhet të shtohet numri i trajtimeve. Trajtimi duhet të kryhet në kohën e duhur. Fill pas shirave, kur bien mbi 15 mm shi, trajtimi duhet të përsëritet dhe supozohet që preparati i parë shpëlahet.”

 

Kushtet e motit, sipas specialistëve, rrisin shqetësimin për shtimin e sëmundjeve te drufrutorët.

 

ARBEN HYSOLLI

 

SPECIALIST BUJQESIE

 

“Reshjet e ditëve të fundit, përveç anës së mirë që kanë plotësuar nevojat e kulturave bujqësore, kanë edhe anën e keqe në drejtim të stimulimit të dëmtuesve dhe të sëmundjeve të ndryshme.”

 

Ekspertët u bëjnë thirrje fermerëve, që të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e pesticideve dhe të respektohet periudha e karencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *