Subscribe

Dhembje koke per teknikun Xhani De Biasi, ne prag te dy sfidave eliminatore te botërorit kundër Lihtenshtainit dhe Spanjës. Pikërisht, sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare, i cili po përjeton prej kohesh nje forme mjaft te mire është dëmtuar ne ndeshjen qe skuadra e tij Zyrih, fitoi 3-0 ndaj Servet. Sadiku kërkoi te dyfishonte shifrat ne minutën e 12, por gjate aksionit, pësoi nje dëmtim ne gju, ndersa goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ne minutën e 17, stafi u detyrua ta largonte nga fusha, pasi futbollisti shqiptar, e kishte te pamundur te vazhdonte me tej. Deri tani, klubi i Zyrihut nuk ka deklaruar për shkallen e dëmtimit qe ka Armando Sadiku, ndërsa pritet te kete nje ide me te qarte pas vizitave mjekësore. Por po ne këtë ndeshje një tjetër futbollist i formacionit baze te Shqipërisë, u detyrua te dali përpara kohe. Burim Kukeli ishte nje nga lojtaret me te mire te Zyrihut, duke dhënë edhe pasimin per golin e dyte te skuadrës. Por ne minutën e 79, ai u zëvendësua pas nje përplasje ne fushe. Kuqezinjtë luajnë ne Lihtenshtein ne 6 tetor, ndërsa tre dite me pas, presin Spanjën ne Shkodër, ndërsa situata behet edhe me e vështire per ta, duke pare edhe mungesën e Arlind Ajetit, i cili e ka te pamundur edhe pse ka filluar stervitjen individuale te kape formën e mire fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *