E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dëmtimi i linjave të energjisë, 1500 punonjës të OSHEE në terren për riparimin e defekteve

Reshjet e dendura të dëborës dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike veçanërisht në zonat e thella malore. Disa fshatra po vuajnë mungesën e energjisë, për shkak të avarive. Shefi i dispecerisë në Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaroi se në terren ndodhen rreth 1500 punonjës të cilët po punojnë për riparimin e dëmeve.

Miraka gjithashtu u ndal në zonat më problematike gjatë 24 orëve të fundit si dhe shprehu gatishmërinë e këtij institucioni për të normalizuar situatën.

Vonesat në rikthimin e energjisë elektrike kanë ardhur si pasojë e riparimeve në terrenet e veshtira malore.

Më shumë video

Reklamë