Subscribe

Nëse per te ngritur një park, kënd lojërash apo shëtitore kërkohen investime, per t’u mirëmbajtur duhet me shume se kaq. Duket se ky është edhe misioni me i vështire i Bashkisë se Tiranës. Pas përfundimit te projekteve ne hapësirat publike, shpesh përballemi me dëmtime, thyerje dhe ndotje nga vete banoret.

 

Këto thyerje te ndriçuesve kane ndodhur dite me pare ne shtetëroren e re te Farkës, ndërsa ne këndet e lojërave brenda lagjeve dhe ne parqe ndodhin dëmtime thuajse çdo dite.

 

Zona me problematike  per Bashkinë është parku i madh i lojërave ne kodrat e liqenit. Qytetaret nuk respektojnë tabelat orientuese si per lojërat, ashtu dhe mjedisin.

 

Drejtori i parqeve dhe rekreacionit ne Bashkinë e Tiranës Blendi Gonxhja, u ben apel qytetareve te mirëmbajnë hapësirat publike dhe investimet ne zonat e tyre. Sipas tij numri i punëtoreve te mirëmbajtjes dhe fondet nuk do te mjaftonin pa mbështetjen e komunitetit.

 

Per dëmtimet e vazhdueshme ne parqe dhe hapësirat publike deri tani nuk janë aplikuar gjoba. Bashkia e Tiranës këmbëngul ne ndërgjegjshmin e qytetareve, pasi gjobevenia nuk është rruga me e mire.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *