Demokratja nuk “përmbahet” para Berishës: Të kam në zemër, të shoh në ëndrrat e mia
Gjatë takimit që Berisha realizoi në Kamëz, një demokrate nuk e fshehu simpatinë që ka pasur dhe vijon të ketë për ish-kryeministrin.
Mes mbështetësve të liderit historik të së djathtës, ajo tregoi gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në protestat e paralajmëruara më herët nga Berisha.
“Quhem Anila, jam me origjinë nga Shkodra. Nuk kam karton, por jam e djathtë. Sali Berishën e kam në zemër, në mendje, në gjak. Pavarësisht se fizikisht kemi qenë larg, je në ëndërrat e mia se do t’i rikthehesh Partisë Demokratike. Dua të them se ju nuk do të keni vetëm burra në përkrahje, do të kesh edhe vajza dhe gra. Jam e gatshme doktor që të protestojmë, jo me protesta 2 orëshe kafesh duke fjetur në asfalt, as në çadër jo. Unë bëj një llogari. Më mirë flet 100 ditë në asfalt sesa shlyej borxhet e Ramës për 100 vjet.”




