Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj pranoi nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se opozita ka bërë gabime, që e çuan në humbjen e radhës të zgjedhjeve.

 

Gjatë një interviste përballë moderators Pranvera Borakaj, Biberaj renditi si gabime djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve vendore, por edhe listën e kandidatëve. Sipas tij, opozita shfaqi shenja vetëkënaqësie.

 

“Ne nuk arritëm dot të ngremë cunamin e votave për të pasur një diferencë mes opozitës dhe pushtetit të kalbur dhe të inkrimuar. Duhet të dilej me një listë të përbashkët PD-LSI dhe ne sot do të ishim fitues. Pati gabime, erdhën në mënyrë progresive. Nuk morëm pjesë në ndarjen administrative, kjo ndarje u bë për t’i shërbyer PS-së. Marrëveshja, Kodi Zgjedhor, fushata elektorale, ishin gabime të tjera. Djegia e mandateve ishte gabim i padiskutueshëm, po ashtu bojkotimi i zgjedhjeve. Listat e deputetëve nuk ishin të atij niveli që unë shpresoja dhe prisja. Unë mendoja se PD-ja do të hapej. Pati disa shenja vetëkënaqësie, shpeshherë edhe një arrogancë të pajustifikuar. Gabimet janë bërë nga kryetari i PD-së, lidershipi i PD-së. Kostoja më e madhe është që ne sot nuk jemi në qeverisje.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *