Përplasja brenda partise demokratike është shtrirë edhe në grupet e komunikimit në Whats up.
Kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet sekretarit për koordinimin dixhital ka hequr nga chat-grupi i deputeteve demokrate kreun e grupit Gazment Bardhi, nenkryetarin e demokrateve te drejtuar nga Sali Berisha, Oerd Bylykbashi, deputetin Tritan Shehu e disa te tjere.
Shkak është bërë mesazhi i Gazment Bardhit, i cili në cilesinë e kryetarit të grupit parlamentar ka njoftuar deputetet demokrate në grupin e Whats up se mbledhja e grupit të PD do të jetë të marten në orën 12.00.
Ky mesazh është fshire nga Endri Hasa dhe me pas po Endri Hasa e ka hequr nga chat-grupi i deputeteve Gazment Bardhin dhe deputetet e tjerë si dhe u ka bllokuar deputeteve që kanë mbetur te drejten per te shkruar në këtë grup.
Si pasoje disa deputete demokrate si Dhurata Çupi e Saimir Koreshi jane larguar nga grupi.
Të enjten Lulzim Basha njoftoi se kryetare e grupit parlamentar të PD do të jetë Flutura Acka. Por sot Bashen e mbeshtesin vetem 10 deputete të PD, 41 te tjere janë në krah te liderit historik Sali Berisha dhe kreut te grupit Gazment Bardhi.