E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Demokratët për reformën në drejtësi

Pas largimit te mediave, reforma ne drejtësi ka qene çështja qe ka dominuar diskutimet ne grupin parlamentar te PD. Lulzim Basha, Sali Berisha e nënkryetari i komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi Eduard Halimi, kane sqaruar deputetet rreth ecurisë se procesit dhe pikat ku opozita nuk bie dakord me draftin e miratuar nga komisioni. Ne diskutime janë përfshire edhe deputetet Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Eduard Selami. Mësohet se Topalli  ka thënë se kushtetuta është nje marrëveshje politike, e si e tille nuk mund te ndryshohet ne mënyre te njëanshme e nuk mund te jete çështje ekspertesh siç i leverdis kryeministrit ta trajtoje. Astrit Patozi ka vene ne dukje se duhet nje qëndrim i qarte deri ku shkon dhe çfarë pranon te lëshoje opozita si dhe çfarë do te bëjnë demokratet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Ne pritje te opinionit përfundimtar te Komisionit te Venecias, mbledhja e grupit parlamentar demokrat është fokusuar thjesht tek informimi për momentin ku ndodhet reforma ne drejtësi dhe vërejtjet e opozitës per draftin e ndryshimeve kushtetuese.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë