Subscribe

Demokratët paralajmërojnë presidentin amerikan Donald Trump,  të mos e përdorë dokumentin e publikuar kundër FBI-së, si një pretekst për te shkarkuar këshilltarin e posaçëm që heton përfshirjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet e SHBA. Sipas tyre një veprim i tillë do të shkaktonte krizë të thellë kushtetuese që nuk është parë që nga epoka e Nixon.

 

Trump miratoi publikimin e informacioneve të klasifikuara ku pretendohet se FBI-ja  ka bere shkelje ne hetimet për aktivitetin e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale. Dokumenti i shkruar nga kryetari i Komisionit të Dhomës së përfaqësuesve për zbulimin, republikani Devin Nunes, akuzon FBI-në e departamentin e Drejtësisë se janë treguar të njëanshëm.

 

Publikimi i dokumentit u pasua me një sërë postimesh në Twitter të Presidentit. Ai shkroi se “Udhëheqja e lartë e FBI-së si e Departamenti i Drejtësisë e kanë politizuar procesin hetimor në favor të demokratëve dhe kundër republikanëve, gjë që, vetëm pak kohë më parë do të kishte qenë e pamendueshme.”

 

I pyetur nga një gazetar nëse dokumenti i shtonte gjasat për shkarkimin e zëvendës Prokurorit te Përgjithshëm Rod Rosenstein, Trump u përgjigj: “Gjejeni vet përgjigjen”.

 

Rosenstein mbikëqyr hetimin për ndërhyrjen ruse. Ai emëroi prokurorin e posaçëm Robert Mueller për të drejtuar hetimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *