Subscribe

Sot bëhen dy javë nga “aksioni opozitar” i cili zhvillohet poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Demokratët janë mbledhur për të katërmbëdhjetën ditë në rrugën “Mustafa Matohiti” dhe lideri i opozitës ka mbajtur fjalimin e tij nga dritarja.

Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, për të cilin tha se u përpoq të eleminonte opozitën, por kjo e fundit qëndron mbi idealet e lirisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Berisha: Bëri gjithçka të asgjësojë parlamentin, dështoi në parlament, bëri gjithçka me organizatën e tij kriminale në SKAP-in e partisë së izolojë Sali Berishën. Besoi se në këtë mënyrë i dha një goditje fatale opozitës, por gaboi rëndë sepse opozita në Shqipëri qëndron mbi të gjitha në idealet fisnike të lirisë së shqiptarëve, qëndron në dinjitetin njerëzor të shqiptarëve, qëndron në dashurinë e madhe të tyre për kombin, qëndron në dashurinë e tyre për vendin, qëndron në vendosmërinë e tyre për një Shqipëri dinjtoze, një Shqipëri të lirë, një Shqipëri zonjë, një tokë të bekuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *