Nisja e garës elektorale me votimet ne Iowa dhe New Hampshire ka ashpërsuar tonet e rivaleve demokrate. Ne përballjen televizive te se enjtes, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders u përplasen veçanërisht ne qëndrimet ndaj presidentit amerikan Obama. Ish-sekretarja e Shtetit akuzoi senatorin e Vermontit se ishte shume kritik ndaj Obames.

Hillary Clinton;

Ketë lloj kritike qe dëgjuam nga senatori per presidentin tone e prisja nga republikanet, por jo nga dikush qe garon për demokratet.

Bernie Sanders:

Zonja sekretare, kjo është nje goditje e ulet. Unë kam qene aleat me Obamen ne senat, edhe pse ai nuk ka qene gjithmonë ne nje mendje me mua. A kane senatoret te drejte te mos bien dakord me presidentin?

“Sanders e ka quajtur Obamen te dobët dhe nje zhgënjim, çka shkon pertej mosmarrëveshjeve.”

Presidenti Obama është shume popullor nder votuesit me ngjyre dhe gara e javëve te ardhshme do te zhvendoset ne shtete me popullsi te madhe te minoriteteve. Clinton jo pa qellim përmendi raportet me shefin e Shtëpisë se Bardhe. Ne votimet ne New Hampshire, Sanders siguroi mbi 60 perqind te votave, nje diference e thelle me Clinton.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *