Subscribe

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj duhej te raportonte ne Komisionin e Ligjeve per zbatimin e rekomandimeve te qeverise për luftën kundër kriminalitetit nga ana e organit te akuzës.

 

Por raportimi i saj u bllokua nga deputetet demokrate te cilet gjate mbledhjes ngritën ceshtjen e dorëheqjes se ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj e ceshtjen e paraardhësit te tij Saimir Tahiri.

 

“Të paktën edhe nga funksionari që ka ardhur sot, para komisionit të ligjeve është bërë e ditur që për çdo gjë mund të flasë, por s’ mund të flasë për çështjen e Saimir Tahirit; për çdo gjë tjetër mund të flaës por jo për atë të Fatmir Xhafajt dhe Agron Xhafajt; për çdo gjë mund të flasë por jo për Nezar Seitin. Dhe pyetja është, pse ka ardhur sot të flasë, nëse nuk pranon të flasë pikërisht për këto çështje? Për koleksionin pranverë-verë të Miu-Miu-t do të flasim sot?”  

 

PD kërkoi edhe raportin me shkrim te Ministrisë se drejtësisë, kërkese e cila u pranua nga mazhoranca dhe mbledhja u shty, duke i dhënë kështu fund aksioni te bllokimit per ditën e sotme.

 

Ulsi Manja: Kështu që unë ju falenderoj sot për prezencën në komision. Këtu e konsideroj të mbyllur mbledhjen e komisionit. Suksese për kampionatin botëror.”

 

 

Oerd Bylykbashi: Dëgjoni, rekomandim prioritar ministrja ka vënë rritjen e bashkëpunimit me Inspektoratin e Pyjeve dhe rritjen e bashkëpunimit me Policinë Ushtarake. Këto të dyja ka prioritet deri më sot ajo.

 

Mëngjesin e se hënës ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat u vendos se strategjia e bllokimit ne komisione dhe seance plenare do te vazhdoje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *