Subscribe

Deputetët demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë nisur takimet me bazën dhe kanë filluar nga Shkodra.

Pjesë e takimit kanë qenë edhe deputetët e qarkut, për herë të parë të gjithë bashkë, Greta Bardeli, Emilia Koliqi, Helidon Bushati dhe Lodovik Hasani.

Noka u shpreh për gazetarët se dera është e hapur për këdo që është kundër regjimit, por mbetet në zgjedhjen e secilit në cilën anë do të rreshtohet.

“Jo rastësisht, pas bashkimit tonë përfundimtar të aqpritur nga demokratët e nisën këtë proces të bashkimit në bazë në Shkodër. Nga Shkodra do japim mesazhin e bashkimit në të gjithë Shqipërinë., nga Shkodra do nisim qëndresën për rrëzimin e këtij regjimi kriminal të Edi Ramës.

“Dera jonë ka qenë dhe është e hapur për çdo demokrat dhe për çdo qytetar të këtij vendi, politikan apo jo, deputet apo jo që sheh rrezikun tek Edi Rama dhe te regjimi i tij. Dera jonë do të ngelet e hapur, dora jonë do të ngelet e shtrirë , por është në zgjidhjen e secilit të rreshtohet me regjimin ose me opoiztën”, tha demokrati.

Dera e hapur dhe për Lulzim Bashën?              

“Për çdo demokrat dhe çdo qytetar që ëhstë në betejë me regjimin. Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj deri më sot kanë vërtetuar se janë dy pengje të regjimit, për të tjerët dera është e hapur”, tha Noka.

Bashkimin e konfirmoi edhe Bardhi, i cili bëri thirrje edhe për kolegët që ende janë në grupimin e Lulzim Bashës.

“Besoj jeni dhe ju dëshmitarë që bashkimi ka ndodhur, ka një pjesë shumë të vogël të demokratëve që ende janë në një rrugë të gabuar dhe unë gjej rastin nga Shkodra që ti ftoj ti bashkohen PD dhe betejës kundër Edi Ramës”, tha Bardhi.

Kujtojmë që më 12 shkurt Gazment Bardhi dhe grupi i tij i demokratëve u kthyen në selinë blu për të mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar.

Kjo ishte hera e parë prej majit të vitit 2022 që Gazment Bardhi e 15 deputetët e drejtuar prej tij hynin në selinë e Partisë Demokratike. Në mbledhje u diskutua çështja e bashkimit të Partisë Demokratike.

Po ashtu deputetët e drejtuar nga Bardhi morën pjesë edhe në mbledhjen e këshillit kombëtar që u mbajt më vonë në të njëjtën ditë, duke treguar se njohin si kryetar ish-kryeministrin Sali Berisha. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *