Subscribe

Nje dite para “manifestimit mbarëkombëtar” të thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një video të publikuara në rrjetin e tij social, riktheu në kujtesë protestat e studentëve që çuan në rrëzimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Kreu i shtetit theksoi se pas 30 vitesh nuk e kishte menduar se do të vinte kjo ditë që sërish qytetarët do dilnin ne shesh për të mbrojtur fitoren me të madhe të popullit shqiptar, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.

 

Duke iu rikthyer akuzave të tij për grusht shteti, meta, tha se vetëm ndëshkimi i puçistëve dhe paprekshmëria e kushtetutës do të mbrojë vendin nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak. E hëna për Presidentin do të jetë dita kur e gjithë bota demokratike do të dëgjojë thirrjen e shqiptarëve “e duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, i njëjti slogan që shënoi ardhjen e demokracisë në Shqipërinë.

 

Me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar dhe për të parën herë në historinë e tre dekadave demokraci në vend, një president thërret një protestë kunder atij që e quan grusht shteti.

 

Manifestimi do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasditen e së hënës, ku fjalën do ta marrin personazhe të jetë publike, vetë kreu i shtetit, i cili në fund do të nënshkruajë një dekret të rëndësishëm përmbajtja e të cilit ende nuk është zbuluar. Nga organizatorët është kërkuar vetëpërmbajtje dhe jo akte dhune ndaj institucioneve përgjatë bulevardit. 3 mijë vullnetarë janë angazhuar për t’iu përgjigjur çdo incidenti të mundshëm.

 

Tre ditë para protestës Ambasada Amerikane në Tiranë i bëri thirrje shtetasve të saj të qëndrojnë larg tubimit, pasi në të kaluara janë regjistruar akte dhune dhe përdorim të gazit lotsjellës.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *