E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Video · Kronikë

Demiraj: Të shkarkohen tre shefa policie

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, deklaron se midis militanteve te Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste per Integrim, ka pasur konflikte te përsëritura.

 

Gjate intervistës per Zërin e Amerikes, ministri i propozuar nga Partia Demokratike konfirmoi se ka kërkuar shkarkimin e tre shefave te policisë, me motivin se po mbështesin subjekte te caktuara politike.

 

Reklamë

Ministri Demiraj u beri apel partive politike te largojnë personat me precedent penale. Ministri i Brendshëm siguroi se policia e shtetit ne ditën e zgjedhjeve, do te jete ne gatishmëri te plote për te siguruar procesin zgjedhor.

 

Më shumë video

Reklamë