Subscribe

Është Edi Rama ai qe ka kërkuar prej ministrave teknike te qëndrojnë ne detyre deri ne dorëzimin e raportit per zgjedhjet. Raporti është gati dhe shpejt do t’i dorëzohet nga zëvendëskryeministrja, por ministrat për shkak te ligjeve, do te qëndrojnë ne detyre deri ne javen e pare te shtatorit. Kete e beri te ditur Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, I ftuar ne emisionin 7pa5 ne Vizion Plus, nen drejtimin e moderatorëve Nolian Lole dhe Pranvera Borakaj.

 

Demiraj ka pohuar se lufta kundër drogës dhe përdorimit te parave te saj ne zgjedhje, ishte kryefjala e punës se tij, por thotë se Shqipëria nuk është me e mbushur nga kanabisi dhe është duke e dale nga harta e kultivimit. Ministri i Brendshëm pranon se ka elemente te lidhur me krimin ne radhët e policisë. Ministri teknik pranon marrëdhënien e vështirë me kryeministrin, por kjo nuk e pengon te thotë se kreu detyrën qe ju ngarkua me se miri.

 

Demiraj nuk heziton te falënderoje edhe kolegen e mbrojtjes, megjithe konfliktin qe ka patur me pare me te. Dritan Demiraj ka shtuar se nuk ka ndërmend te qëndroje ne Shqipëri, pas mbarimit te detyrës, por do te vijoje te kontribuoje edhe me libra, si ai qe ka shkruar se fundi per ngritjen dhe rënien e Shtetit Islamik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *