Ministri i brendshëm teknik, Dritan Demiraj është i vetmi që ka reaguar deri tani për dorëheqjen. Përmes një statusi në facebook, ai ka listuar arritjet e tij si ministër i brendshëm gjatë këtyre tre muajve që drejtoi këtë dikaster, teksa në fokus ka qenë lufta kundër drogës.

 

“Prioriteti im për tolerance zero ndaj drogës në bashkëpunimi me policinë e shtetit prodhoi disa rezultate te dukshme: 37 tone kanabis i sekuestruar, 40 mije rrënje kanabis te shkatërruara,  13 skafe te konfiskuara dhe mbi 75 vete te arrestuar për kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kane qene maksimale duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet  dhe personalisht ne terren dhe jo masa propagandistike.” – shkruan Demiraj. Në status ministri teknik përmend edhe bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ dhe Policisë.

 

“Një falënderim për çdo efektiv te ndershëm te policisë se shtetit. Organizata e Policisë se Shtetit ka punonjës të përkushtuar, qe janë ne front te pare në luftën kundër trafiqeve te paligjshme në përgjithësi dhe trafikut te lendeve narkotike ne veçanti.” Ministri teknik shpreh mirënjohjen e tij edhe për kreun e partisë demokratike, Lulzim Basha, i cili i besoi drejtimin  e ministrisë së brendshme, pas marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës. Demiraj ka falënderuar edhe ministrat e tjerë teknikë për frymën e bashkëpunimit dhe sfidat që përballuan së bashku.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *