Ambasadori i BE-së Luigi Soreca shprehet se Shqipëria u ndihmua pas tërmetit të 26 nëntorit sikur të ishte një vend i anëtarësuar në BE-së.
I pranishëm këtë të mërkurë në konferencën për vlerësimin e nevojave pas tërmetit, Soreca siguroi se Evropa do të jëtë në krah të Shqipërisë, ndërsa shtoi se është krenar për punën e bërë deri më tani.
‘’Pas tërmetit, BE do i qëndrojë në krah shqiperisë. Asnjë vend nuk është 100% i përgatitur për të përballuar fatkeqësi natyrore, dhe shqiperia kishte mungesë dhe Shqipërisë i mungonte infrastruktura. Prandaj ky raport ishte mëse i nevojshëm. Botimi i këtij raporti na çon në fazën e trëtë, atë të rindërtimit dhe publikimi i tij është një vendim i duhur i qeverisë. Ky dokument do të përdoret për të marrë ndihmat e nevojshme nga konferenca e donatorëve. Kjo konferencë do te kryesohet nga presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Lein.’’
Soreca theksoi se gjitha delegacionet e BE po punojnë që konferenca e donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, të jetë e suksesshme, si dhe do të bëhet gjithçka që Shqipëria të ndihmohet në fazën e rindërtimit.
Ministri Bledi Çuçi zbuloi këtë të mërkurë se dëmi që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit është 985 milionë euro.





