Vijojne nderhyrjet e autoriteteve ne Itali për të ndihmuar popullsinë e prekur nga moti i keq në Toskanë , veçanërisht në provincat e Firences, Pratos dhe Pistoias .

 

Pompat e ujit janë në funksion në Campi Bisenzio, Seano, Poggio a Caiano, Quarrata, Montemurlo dhe përforcime të mëtejshme të ekipeve pritet të ndihmojnë popullatën.

 

9 mijë përdorues janë pa energji elektrike .

 

 Presidenti i Rajonit Eugenio Giani tha se demi nga permbytjet  e medha te diteve te fundit mund te shkoje deri ne 300 milionë euro.

 

Nderkohe nje 69-vjeçar i zhdukur që nga e enjtja në Campi Bisenzio është gjetur i vdekur. 

 

Përmbytja që goditi Toskanën shkaktoi shtatë viktima dhe një person të zhdukur./tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *