Një burrë u godit për vdekje nga një dem gjatë një festivali në Spanjën qendrore, thanë zyrtarët.

 

62-vjeçari u vra gjatë një vrapimi me dem në Cuellar të enjten.

 

Burri pësoi “disa goditje vdekjeprurëse me brirë” në gjoks dhe në qafë dhe nuk mundi të mbijetonte, tha kryetari i qytetit Carlos Fraile për mediat lokale.

 

Pamjet treguan se demi pas goditjes së 62 vjeçarit tentoi të godiste një tjetër spektator, por që ky I fundit arriti të shëptonte pasi u ngjit në një mur.

 

Spanja është e famshme për garat me dema gjatë verës dhe ku ka shumë viktima çdo vit. Tetë njerëz u goditën për vdekje dhe 35 u plagosën në festivalin e famshëm San Fermin në Pamplona këtë vit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *